Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
6 muaj pas, vajza e Jakup Krasniqit kujton ditën kur Specialja ia arrestoi babanë

6 muaj pas, vajza e Jakup Krasniqit kujton ditën kur Specialja ia arrestoi babanë

Aktuale May 04, 2021 - 08:19

Sot u bënë gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Pas disa orësh bastisje në shtëpi, Jakup Krasniqi u arrestua më 4 nëntor nga zyrtarët e EULEX-it, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, që më pas e nisën drejt Hagës.

Gjashtë muaj më vonë vajza e tij Gresa e ka kujtuar këtë moment, duke e cilësuar si ditën më të frikshme dhe më të dhimbshme të saj, transmeton Zeri.info.

Në një shkrim në Facebook, ajo shkruar se 100 vjet i duket muaji pasi babai i saj gjendet prapa grilave, duke e cilësuar këtë kohë si liri të mohuar për të.

Shkrimi i plotë:

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoftë dhe urryes.

6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia.

6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.

6 muaj liri e mohuar pa të drejtë!

Liria ka emër - UÇK

Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi.