Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Zbulohet draft-dokumenti i diskutuar në Bruksel për Shqipërinë

Zbulohet draft-dokumenti i diskutuar në Bruksel për Shqipërinë

Aktuale May 03, 2021 - 23:11

Bashkimi Evropian ka hartuar një draft-dokument për progresin e Shqipërisë në rrugën e daj euro-integruese.

Euronews Albania ka parë dokumentin që po diskutohet në Bashkimin Evropian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas këtij dokumenti, janë 6 ështje që bien në sy:

1. Zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore në përgjithësi. Palët kishin mjaftueshëm besim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një KQZ e reformuar mbikëqyri procesin në një mënyrë të organizuar dhe transparente.

2. Mbeti shqetësim keqpërdorimi i resurseve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe të figurave të tjera publike. OSBE/ODIHR bëri thirrje për ëdo rast parregullsie të vihet në vëmendje të KQZ-së dhe të autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet të hetohen sië duhet, duke përfshirë edhe blerjen e votës. Disa raste janë të lidhura me SPAK.

3. Sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, u arrit një objektiv i rëndësishëm në fund të 2020, me emërimin e 3 gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me 7 anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese rifitoi kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh për seancat plenare, që do të thotë bërjen funksionale, duke plotësuar kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

4. Progres i dallueshëm është bërë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe duke zbatuar planin e veprimit për të përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.

5. Që prej momentit të pikut të aplikimeve në 2017, në vendin anëtar më të prekur nga azilkërkuesit shqiptarë, përpjekjet e Shqipërisë kanë rezultuar në rënie, nga 12130, në 3005 aplikime në vitin 2020.

6. Për ligjin e medias, autoritetet kanë siguruar se do ta rishikojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në përfundim, në tërësi dhe pavarësisht sfidave nga Covid-19, Shqipëria vijoi të tregojë angazhimin e saj dhe të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në mars 2020. 

 

Në veëanti, thotë dokumenti, Shqipëria e ka plotësuar kushtin e mbetur dhe vijon të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që duheshin përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare, teksa ka vijuar të bëjë progres të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm për t’u përballur me përparësitë e tjera të nënvizuara nga Këshilli.