Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it: Prioritet liberalizimi i vizave

Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it: Prioritet liberalizimi i vizave

Aktuale April 21, 2021 - 17:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Ëigemark.

Përmes një komunikate për media nga MPJ, thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit.

“Me këtë rast ministrja Gërvalla, theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Ëigemark, thuhet se ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit./Zëri