Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Vjen përgjigjja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Vjen përgjigjja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Aktuale April 20, 2021 - 20:42

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pati dje një takim me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik. Ndër të tjera, në komunikatën e qeverië u tha se Kurti i kërkoi atij që Sllovakia të futet në listën e vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, një kërkesë e tillë e Kurtit siç duket është e papërfillshme nga Sllovakia, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që Ambasada Sllovake në Serbi, ka nënvizuar edhe njëherë që pozicioni i saj në këtë çështje mbetet i pandryshueshëm.

“Në lejoni të iu informojmë se pozicioni i Sllovakisë në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës sllovake në Serbi për mediat atje.

Vlen të theksohet se Sllovakia është në listën e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e të cilat konsiderohet se paraqesin pengesë të madhe në lëvizjen përpara në procesin e integrimeve.

Përveç Sllovakisë, njohje Kosova nuk ka as nga Greqia, Spanja, Qipro e Rumania.