Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Rishqyrtimi i pozicionit të Greqisë karshi Kosovës

Rishqyrtimi i pozicionit të Greqisë karshi Kosovës

Aktuale April 19, 2021 - 19:51

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pranuar ftesën e Greqisë, që zyrtarisht ta vizitojë këtë shtet, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga MPJD-ja. Nga kjo ministri thanë se Gërvalla, me kënaqësi do t'i përgjigjet kësaj ftese, por nuk treguan se kur mund të ndodhë kjo vizitë.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Ftesa për vizën e Gërvallës në Athinën zyrtare, u bë përmes udhëheqëses së Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Chryssoula Aliferi, gjatë një takimi që ajo pati më 15 prill, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka kërkuar nga Aliferi, që Greqia t'i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por sipas qëndrimit të Athinës zyrtare, që është publikuar edhe në faqen e Zyrës ndërlidhëse në Prishtinë, çështja e njohjes varet nga rezultati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.