Aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjakovë

Aktakuzë ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjakovë

Aktuale April 19, 2021 - 11:30

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, D.M., dhe N.B., për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit korrik të vitit 2020, në komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim, organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M.

Sipas marrëveshjes, dy të pandehurit i kishin siguruar klientët, të cilët i paguanin të njëjtët me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit, D.M. dhe N.B. të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë. /Zëri