Muhaxheri tregon se cilat fotografi të presidentëve i mban në zyrë

Muhaxheri tregon se cilat fotografi të presidentëve i mban në zyrë

Aktuale April 19, 2021 - 09:39

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se do ta vendosë në zyrën e tij fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Muhaxheri është pyetur se fotografinë e kujt e mban në zyrë.

Ai në Kanal 10 ka thënë se e mban të Rugovës dhe të presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Jo, jemi duke e pritur fotografinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Ashtu ka shkuar, e kanë dërguar në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendosur”.