Qeveria mblidhet në orën 19:00 shqyrtohen masat anti-COVID

Qeveria mblidhet në orën 19:00 shqyrtohen masat anti-COVID

Aktuale April 18, 2021 - 16:57

Qeveria e Kosovë do të mblidhet sonte për të shqyrtuar masat e marra më 7 prill.

Përmes një njoftimi, nga Qeveria kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet prej orës 19:00.

Ndonëse nuk kanë treguar pikat e rendit të ditë, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen masat shtrënguese të cilat ekzekutivi i kishte marrë më 7 prill, shkruan Zeri.info.

Me masat e reja të Qeverisë, për 12 ditë janë mbyllur sektori i gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat sportive dhe sektorë tjerë që janë identifikuar si rrezik për përhapjen e pandemisë./Zëri