Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Zbret avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit

Zbret avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit

Aktuale April 18, 2021 - 16:02

Sot është kryer me sukses zbritja e avionit të parë në aeroportin më të ri në vend, “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Avioni i Air Albania, u nis nga Londra, ndaloi në Rinas, aty ku hipi kryeministri Rama e më pas vazhdoi fluturimin drejt Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama tha më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit./TCH