Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
PRAK-u i bën thirrje institucioneve që të sigurojë më shumë vaksina për qytetarët
Fotografi ilustruese

PRAK-u i bën thirrje institucioneve që të sigurojë më shumë vaksina për qytetarët

Aktuale April 18, 2021 - 14:36

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) ka thënë se Dita e të Drejtave të Pacientëve e gjen Kosovën më shumë se asnjëherë tjetër të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor siç është pandemia COVID-19.

“Kjo pandemi, mori jeten e më shumë se 2000 qytetarëve tanë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe shumë të tjerëve në mënyrë të tërthort. Menaxhimi i i Pandemisë që nga fillimi u shoqërua me shumë probleme, gjë që ndikoj në shkelje masive të të drejtave të pacientëve. Ndër problemet kryesore ishin, politizimi i pandemisë që nga fillimi, mungesa e testeve, mungesa e oksigjenit, masat preventive jo adekuate, mosrespektimi i masave, fushata e shfrenuar e partive politike, hapja e specializimeve që e la kujdesin parësor në mungesa të mëdha të mjekëve, ulja e buxhetit pë barna, ndaljen e shërbimeve eletive shëndetësore, e krejtë në fund edhe mungesen e vaksinave për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e PRAK-ut.

Kjo shoqatë thekson se “Në kohën kur gjitha vendet e evropiane dhe të rajonit kanë vaksinuar një numër të madh të qytetarëve të tyre, Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vetme, të blerë nga buxheti vetanak. 24 000 të cilat erdhen si donacion ende nuk janë administruar pasi që procesi po ecën me hapa të ngadalët”.

Në këtë ditë të shënuar, PRAK-u i bënë thirrje institucioneve që në afat sa më të shkurtër kohor të sigurojnë qasje të qytetarëve në vaksinim, skenës politike të jetë e unisuar rreth mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve (përkatësisht votuesëve të tyre), qytetarëve të respektojnë masat, në mënyrë që të kemi sa më pak persona të vdekur.

“Pandemia COVID – 19 nxori në shesh të gjitha të metat e sistemit shëndetësor. Ajo na tregoj më së miri se nuk mund të vazhdojmë më me këtë sistem shëndetësor që ekspozon pacientin para rreziqeve shëndetësore. Ajo na tregoj gjithashtu se qytetarët po na vdesin nga mungesa e barnave dhe shërbimeve. Prandaj, në këtë ditë u bëhet thirrje institucioneve që të reformojnë rrënjësisht këtë sistem dhe të sigurojnë se qytetari të jet i mbrojtur nga çdo rrezik që i kanoset”, përfundon komunikata. /Zëri/