2,333 qytetarë janë vaksinuar deri tani me “AstraZeneca” në “1 Tetori”
Foto: Laura Hasani

2,333 qytetarë janë vaksinuar deri tani me “AstraZeneca” në “1 Tetori”

Aktuale April 18, 2021 - 13:11

Po vazhdon vaksinimi në sallën “1 Tetori” në kryeqytet për të tretën ditë me radhë i personave me sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre të vaksinimit, Naim Bardhi, tha për media se në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike.

“Sot është dita e tretë me radhë sa i përket vaksinimit të personave me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç. Deri në këtë moment që po flasim sot janë 103 persona të vaksinuar. Kurse, nga data 8 prill kur ka filluar vaksinimi, 2,333 persona kanë marrë vaksinën, ndërsa deri tani, në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike”, deklaroi ai. /Zëri/