Quni për LVV-në: Ky është vetëm fillimi, ende s’keni parë asgjë

Quni për LVV-në: Ky është vetëm fillimi, ende s’keni parë asgjë

Aktuale April 17, 2021 - 16:58

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku Policia shkoi në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin dhe gazetarët lidhur me hulumtimin e publikuar për vaksinat.

Quni ka thënë se java u përmbyll me linçimin ndaj mediave për kinse siç e quan ai të frikësojnë mediat për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.

Quni ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

“Për një javë Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë. Ngrite zërin, mos hesht!”, ka shkruar Quni në Facebook. /Zëri