Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

Aktuale April 17, 2021 - 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi i sigurimit të vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave.

Ky koment i tij erdhi pas lajmit të mbrëmshëm nga "Insajderi" se ministri Arben Vitia nuk e kishte nënshkruar kontratën me "Pfizer"-in për sigurim të vaksinave brenda afatit të paraparë kohor. Vet Vitia i kritikoi mediat për atë publikim, ndërsa lajmin e quajti të pavërtetë, ndonëse nuk ofroi asnjë kundër-dëshmi.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se mediat e kanë për detyrë që të nxjerrin këtë të vërtetë që pushteti ka për obligim t’i gjej vaksinat.

Sipas tij, nga Qeveria nuk po shohin punë, teksa potencon se kërcënimi nuk është punë e madje as që bën punë.

“Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik. Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti - që i ka krejt - ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë”, ka shkruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Zëri