Kryeredaktori i Insajderit rrëfen për vizitën e policisë në redaksi

Kryeredaktori i Insajderit rrëfen për vizitën e policisë në redaksi

Aktuale April 17, 2021 - 14:54

Kryeredaktori i portalit “Insajderi” Visar Duriqi ka treguar se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zyrët e tyre ka qenë Polica e Kosovës e cila ka kërkuar shpalosjen e burimit të informacionit të tyre lidhur me mosnënshtrimin e ministrit të Shëndetësisë të një kontrate për furnizim me vaksina anti-Covid.

Duriqi ka treguar se ai dhe drejtori ekzekutiv i Insajder Parim Olluri, kanë refuzuar të identifikojnë burimin e këtij informacione, andaj Policia e ka shoqëruar për në Stacionin e Krimeve të Rënda Ollurin.

“Sot në orët e paradites dy policë të Njësisë së Krimeve të Rënda kanë qenë në Insajderi. Kemi pasur një takim drejtori gjeneral i Insajderi Parim Ollurti dhe unë me ta në zyrë. Ata në takim kanë kërkuar që t’i zbulojmë burimet e informacionit pra pyetja direkte e tyre ka qenë se kush i ka dhënë dokumentet, normal që neve si gazetar na mbron ligji për mbrojtjen e burimeve dhe nuk kemi hyrë në atë temë. Pas refuzimit tonë që t’i shpalosim burimet ata kanë kërkuar që Parimi të shkojë dhe të intervistohet në Stacionin Policor, te Krimet e Rënda” është shprehur ai.

Poashtu Duriqi e ka quajtur reagimin e Qeverisë kundrejt këtij rasti si sulm direkt mbi lirinë e shprehjes.

“Polica është duke e kryer punën që ia ka angazhuar Prokuroria. Ne nuk e kemi të qartë se çfarë po duan me mediet pasi ajo që ka bërë Insajderi dje është asgjë më shumë se çfarë ka bërë herëve të kaluara. ne raportojmë, nxjerrim dokumente, është natyrë e punës sonë. Neve na duket shqetësuese sulmi i Qeverisë mbi Insajderi, ministrat e Albin Kurtit, statuset e tyre dhe agresiviteti i ministrit të Shëndetësisë që është treguar dje me  atë që raportimin e Insajder e ka quajtur shpifje, por nuk ka dhënë asnjë argument që i bjen se ka shpif ministri. Edhe ministrja e drejtësisë ka bërë një reagim të nivelit skandaloz kur ajo kërkon nga mediet që të mos e kryejnë punën e tyre. Neve na shqetëson reagimi i Qeverisë që është sulm direkt mbi lirinë e shprehjes” ka shtuar ai./express