I iku kolonës në Prishtinë duke kaluar përmes hapësirës së gjelbër, shoferi gjobitet me 100 euro

I iku kolonës në Prishtinë duke kaluar përmes hapësirës së gjelbër, shoferi gjobitet me 100 euro

Aktuale April 16, 2021 - 10:55

Është gjobitur me 100 një person në Prishtinë, i cili gjatë ditës së djeshme, me qëllim që t’i ikë kolonës, kishte kaluar me kamionetë përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër.

Policia, në një njoftim për media, ka bërë të ditur se vozitësi është gjobitur sot dhe gjithashtu i është dhënë një pikë negative.

“Vozitësi, i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon ose i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas Ligjit 05/L-088 gjobitet me shumën prej 100 eurove dhe një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image