Numër rekord rezonancash magnetike për një muaj në QKUK

Numër rekord rezonancash magnetike për një muaj në QKUK

Aktuale April 14, 2021 - 14:53

Një mijë e 236 rezonanca magnetike janë realizuar për një muaj në Klinikën e Radiologjike të QKUK-së, duke shënuar njëherësh edhe shifër rekorde.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të QKUK-së.

“Klinika e Radiologjisë ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar 1 mijë e 236 rezonanca magnetike për një muaj, ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me pandeminë COVID-19. Në raportin e punës për muajin mars stafi i Klinikës ka kryer gjithashtu 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit. Gjatë kësaj periudhe në këtë klinikë janë realizuar edhe 2246 tomografi të kompjuterizuara dhe 87 radiologji intervente”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Zëri