Deputeti Bajqinovci: Akuzat e Donika Gërvallës ndaj opozitës në Kosovë, të bazuara

Deputeti Bajqinovci: Akuzat e Donika Gërvallës ndaj opozitës në Kosovë, të bazuara

Aktuale April 14, 2021 - 13:13

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha në Euronews Albania se incidenti me flamurin e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB-së është një shfaqje e përsëritur.

Ndërsa për akuzat e ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ndaj opozitës, ai tha se janë të bazuara.

“Zonja Gërvalla nuk ka gënjyer asgjë. Nëse Kosovën duhet ta paraqesim ashtu siç nuk është, është gabim”, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej se marrëveshja me Serbinë është shumë e vështirë për t’u arritur.

“Duhet kthimi i të pagjeturve, pastaj të gjykohen kriminelët serbë dhe pastaj duhet të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës, që është pavarësia dhe nuk ka çfarë të negociohet”, u përfundoi ai.