Gecaj Haxhiut: Po gjykohet për sulm ndaj atyre institucioneve, të cilat sot i përfaqëson

Gecaj Haxhiut: Po gjykohet për sulm ndaj atyre institucioneve, të cilat sot i përfaqëson

Aktuale April 14, 2021 - 12:25

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, e cila sot u paraqit në seancën gjyqësore për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në Kuvend në vitin 2016.

Sipas Gecajt, është e tmerrshme që Haxhiu po gjykohet për sulmet që i ka bërë ndaj institucioneve, të cilat sot i përfaqëson.

“E tmerrshme ... gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve, të cilat sot i përfaqëson!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Sot ka filluar seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e deklaruar e pafajshme, teksa tha se veprimet e saj kanë qenë politike, por jo kriminale.

“E kuptoj aktakuzën dhe nuk e kundërshtojë për faktin se në vitet 2015/16 Kosova është përballë me dy projekte të rrezikshme, sepse ka qenë obligim yni që të ndërmarrim veprime protestuese, në mënyrë që argumentet tona nuk dëgjoheshin të merren parasysh dhe qëllimi ynë nuk ka qenë kriminal”, është deklaruar Haxhiu.

Ndërkaq është bërë e ditur se seanca e radhës do të mbahet më 18 maj. /Zëri