Vajzat e Deçanit me protestë: Kafja nuk është veç për burra

Vajzat e Deçanit me protestë: Kafja nuk është veç për burra

Aktuale April 13, 2021 - 22:13

Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka zhvilluar sonte një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Deçanit, me parulla që dënojnë patriarkatin dhe shtypjen e grave.

Në një postim në Facebook, Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka thënë se përmes shkrimeve në mure janë vënë në pah të vërtetat e grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

“Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. /Zëri

Image
Image
Image