Kryetari i Parlamentit sllovak: Krimeja i takon Ukrainës sikurse Kosova që i takon Serbisë
Foto: Parlamnti sllovak

Kryetari i Parlamentit sllovak: Krimeja i takon Ukrainës sikurse Kosova që i takon Serbisë

Aktuale April 12, 2021 - 12:17

Kryetari i Parlamentit sllovak, Boris Kollar, ka thënë se Kosova i takon Serbisë.

Duke folur për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, ai ka thënë se dërgimi i trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës nuk është gjë e mirë, ndërsa ka shtuar se aty po vendoset një precedent i rrezikshëm.

Tutje, në televizionin publik të Sllovakisë RTVS, Kollari tha se Krimeja i takon Ukrainës sikurse “Kosova që i takon Serbisë”.

“Nëse vazhdojmë kështu, atëherë Hungaria mund të pretendojë për një pjesë të territorit sllovak”, ka thënë kryetari i Parlamentit sllovak, raporton Zeri.info.

Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Zëri