Nesër nis mësimi në shkolla për klasat 1 deri 5, të tjerat online
Foto: Laura Hasani

Nesër nis mësimi në shkolla për klasat 1 deri 5, të tjerat online

Aktuale April 11, 2021 - 18:07

Nesër në shkollat e Kosovës do të rifillojë procesi mësimor pas pushimit pranveror prej 1 jave, por jo të gjithë nxënësit do të shkojnë në shkollë.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur para disa dite se bashkë me komunat ka vendosur që mësimi të vazhdojë në dy skenarë, ku klasat nga 1 deri në 5 do të mësojnë në shkolla ndërsa të tjerat vetëm online ,transmeton Zeri.info.

Kjo mënyrë e rifillimit të mësimit pas pushimit pranveror, ishte vendosur pasi ministrja e arsimit, Arbërije Nagavci ka pasur një takim me drejtorët e arsimit të komunave të Kosovës, ditë më parë. /Zëri