Myftari i kërkon falje Melihate Tërmkollit

Myftari i kërkon falje Melihate Tërmkollit

Aktuale April 09, 2021 - 20:48

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari i ka kërkuar falje ish-deputetës të LDK-së, Melihate Tërmkollit, pasi që i njëjti në një postim në Facebook ka thënë “I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”.

Përmes një postimi në Facebook, Myftari ka thënë se ndonëse nuk e njeh personalisht Termkollin, ia njeh veprimtarinë asaj, teksa e ka ftuar atë për kafe, në mënyrë që, siç thotë ai, ta njohë më mirë.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art.

Fatkeqësia e punës sime është se, shpeshherë zhduket vija e hollë që e ndanë satirën e humorin me qëndrimet e mia personale.

Status i sotëm ishte një situatë e tillë.

Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje.

Me videot e mia satirike si dhe statuset në Facebook, unë zakonisht tentoj që përmes humorit të godas fenomene negative në shoqërinë tonë dhe asnjëherë individin, krejt kjo me qëllim që ti nxis njerëzit të mendojnë mbi sjellje dhe veti që nuk do të duhej ti takonin mentalitetit të shekullit tonë. Një prej këtyre fenomeneve është edhe hipokrizia e njerëzve kur, ta zëmë reagojnë ashpër për një çështje që lidhet me një figurë të caktuar kurse po të njejtit heshtin për të njejtën padrejtësi që i bëhet dikujt tjetër sikur ta zëmë Zonjës Melihate. Prandaj shfrytëzoj vëmendjen e krijuar sot që njerëzit të mendojnë për këtë fenomen kurse me Zonjën Melihate do të doja të pija kafe në mënyrë që të njiheshim për së afërmi dhe ajo të kuptonte se Agoni dallon shumë nga ata të tjerët.