Tërmkolli i kundërpërgjigjet Myftarit: Kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha ose të holla

Tërmkolli i kundërpërgjigjet Myftarit: Kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha ose të holla

Aktuale April 09, 2021 - 18:40

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli i ka reaguar ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar njëherësh regjisor, Agon Myftarit pasi që ky i fundit përmes disa postimeve në Facebook e ka fyer zyrtaren e LDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, Tërmkolli, reagimin e saj e ka nisur me një titull duke thënë “Letër “dashurie” për Agon Myftarin!.

Tërmkolli i është drejtuar Myftarit me ironi duke i bërë thirrje publikisht të përlahet me të njëherë.

“Letër “dashurie” për Agon Myftarin! Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë. Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet! Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!”, ka shkruar ajo./Zëri