Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
“Po të ishte sado pak falënderuese, presidentja sot do ta nderonte Betejën e Koshares së bashku me Abdixhikun”

“Po të ishte sado pak falënderuese, presidentja sot do ta nderonte Betejën e Koshares së bashku me Abdixhikun”

Aktuale April 09, 2021 - 15:27

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se po të ishte sado pak falënderuese presidentja Vjosa Osmani, sot do ta nderonte Betejën e Koshares e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gecaj ka thënë se Osmani ka mjaft arsye për ta bërë këtë, por sipas tij njëra ndër to është se ajo duhet ta falënderojë LDK-në për ngritjen e saj politike, duke përshirë edhe postin e fundit që mban.

“Po të ishte sado pak falënderuese, presidentja sot do t’i nderonte dëshmorët, veteranët dhe Betejën e Koshares e shoqëruar nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe këtë për shumë arsye! Njëra nga arsyet është se ajo duhet falënderuar LDK-në për tërë ngritjen e saj politike, duke përfshirë edhe postin e fundit që mban!”, ka shkruar Gecaj në Facebook. /Zëri