Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Pallaska për LVV-në: Këta edhe të vjedhin, edhe ta ofendojnë inteligjencën

Pallaska për LVV-në: Këta edhe të vjedhin, edhe ta ofendojnë inteligjencën

Aktuale April 09, 2021 - 10:08

Pas raportimeve të fundit për emërime të këshilltarëve të afërt të LVV-së nëpër pozita në ministri, ka reaguar juristi Dastid Pallaska.

Në një postim në Facebook, Pallaska ka thënë për LVV-së se “këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë inteligjencën”.

“Prej kusherive paskem kalu në kusheri të “kualifikum.” Për dallim prej të tjerëve që vetëm kanë vjedhë, këta edhe të vjedhin edhe ta ofendojnë intelegjencën. Madje, për t’i shtu kripë plagës, këta punësimin e kusherive në pozita shtetërore e paraqesin dhe e arsyetojnë si diçka fisnike. Shpejtë ka me u rrëzu’ kjo kullë e letrave/gënjeshtrave”, ka shkruar Pallaska. /Zëri