Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Vitia e konfirmon se mori pjesë në ndejën me sharki para pak javësh, në kundërshtim me masat anti-COVID

Vitia e konfirmon se mori pjesë në ndejën me sharki para pak javësh, në kundërshtim me masat anti-COVID

Aktuale April 08, 2021 - 19:29

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me të marrë detyrën për herë të dytë njoftoi bashkë me kryeministrin Albin Kurti për masat e reja anti-COVID.

Ndër masat më të ashpra ishte edhe mbyllja e gastronomisë, për çka pati edhe reagime të shumta nga ky sektor, raporton Zeri.info.

Mirëpo, në një konferencë të sotme për media nga salla “1 Tetori” në Prishtinë, ai u pyet edhe për një fotografi që po qarkullon këtyre ditëve, e ku ai shihet bashkë me një grup njerëzish “në një ndejë me sharki” në një ambient të mbyllur, në kundërshtim me masat anti-COVID.

Ai tha se ajo ndejë ka ndodhur në fillim të muajit mars të këtij viti dhe ka qenë një ndejë me miq e familjarë.

“Është një ndejë në fillim të marsit, që kam qenë me disa miq e familjarë, në një kohë kur ka qenë disa masa tjera. Pavarësisht kësaj, kjo nuk më fajëson mua, dhe pavarësisht kësaj, as unë e askush tjetër nuk duhet të rrezikojmë shëndetin publik”, tha Vitia, duke bërë thirrje që të gjithë t’i respektojnë masat e reja të Qeverisë për të, siç tha ai, ndalur trendin e virusit. /Zëri/

Image