Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Kurti takon një delegacion të romëve, thotë se do të angazhohet për të ofruar mundësi të barabarta

Kurti takon një delegacion të romëve, thotë se do të angazhohet për të ofruar mundësi të barabarta

Aktuale April 08, 2021 - 19:06

Në nder të 50 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion nga ky komunitet.

Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti Erxhan Galushi, zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Gazmend Salijeviq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me ç’rast Kurti ua uroi atyre dhe të gjithë komunitetit rom, Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

“Në përvjetorin jubilar të mbajtjes së Kongresit të Parë të Romëve në Londër më 1971, kryeministri Kurti tha se Kushtetuta dhe ligjet tona, garantojnë njohje të statusit dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në parlament, administratë dhe qeveri, në mënyrë shembull për të gjithë botën”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se Kurti është shprehur se Zyra e Kryeministrit dhe Qeveria do të angazhohen për të ofruar mundësitë e barabarta, duke ofruar edukim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për të gjithë njësoj e pa dallim. /Zëri