Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Ambasadori italian konfirmon mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes

Ambasadori italian konfirmon mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes

Aktuale April 08, 2021 - 18:51

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur në vizitë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Orlando ka uruar Mehajn për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, si dhe duke konfirmuar mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes për të realizuar synimet e saj bazuar në Marrëveshjen Bilaterale mes dy ministrive.

Në anën tjetër, Mehaj ka shprehuar mirënjohje për Republikën e Italisë, në mbështetjen e ofruar Kosovës deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin dhe arritjet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Ai shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh në sigurinë e përgjithshme të kontingjentit ushtarak italian në kuadër të KFOR-it. Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke pasur parasysh përvojën e madhe italiane në procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcave ushtarake italiane në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi si rrugë e duhur për anëtarësim në NATO. Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen aktivitetet me koordinim të ndërsjellë për implementimin e suksesshëm të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri