
Mot me vranësira dhe diell në dy ditët e ardhshme
Aktuale
April 08, 2021 - 18:44
Sipas parashikimeve, në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjeset do të jenë relativisht të ftofta, prandaj orët e apra të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri