Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
PSD-ja shkel orën policore me aksionin kundër ministrit Vitia, e quan “Dr. Hipokriti”

PSD-ja shkel orën policore me aksionin kundër ministrit Vitia, e quan “Dr. Hipokriti”

Aktuale April 07, 2021 - 22:39

Partia Socialdemokrate, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij aksioni PSD-ja ka kundërshtuar masat e reja anti-COVID-19, ku nga sot ndalohet qarkullimi pas orës 22:00, e pikërisht duke shkelur orën policore, partia e Dardan Molliqajt ka zhvilluar aksionin, transmeton Zeri.info.

Molliqaj nga PSD-ja, ka thënë se kundërshtojnë vendosjen e orës policore, që sipas tij qeveria "Kurti" nuk e ka menduar mirë për dëmet që sjell

“Jemi këtu për të treguar qëndrimin lidhur me menaxhimin e pandemisë, ne nuk jemi kundër masave të qeverisë pasi jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë me pandeminë mirëpo kundërshtojmë fuqishëm orën policore e cila është vendosur shabllon pasi qeveria Kurti nuk ka menduar më gjatë për të ndërmarrë një masë të tillë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kritikuar Kurtin edhe për refuzimin e vaksinave nga Shqipëria.

“Refuzimi i vaksinës nga Shqipëria është një masë e papërgjegjshme. Bota perëndimore po vuan nga kapitalizmit. Ata po vaksinohen në masë për veti dhe solidariteti është zero. Refuzimi i Kosovës është krejtësisht politik”, ka thënë Molliqaj.

Gjatë këtij aksioni, PSD-ja ka bërë grafite me fytyren e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me mbishkrimin "Dr.Hipokriti". /Zëri