
Nuk pritet liberalizim vizash për Kosovën para zgjedhjeve të vitit 2022 në Francë
Aktuale
April 07, 2021 - 19:14
Parisi zyrtar nuk do të japë pëlqimin e tij për përfundimin e regjimit të vizave të BE-së për Kosovën përpara zgjedhjeve presidenciale të prillit 2022 në Francë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel.
Po ashtu, pëlqim nuk pritet të japë as për Shqipërinë që të fillojë negociatat e pranimit në bllokun evropian, raporton Zeri.info.
"Diplomatët francezë na thonë privatisht se regjimi i vizave të BE-së për Kosovën nuk mund të hiqet para zgjedhjeve në Francë dhe as nuk mund të hapen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë", tha për dtt-net.com një diplomat në Bruksel i cili kërkoi anonimitet. /Zëri