Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Ish-këshilltari i Thaçit e quan “supervashë” Osmanin, thotë se e kopjoi ceremoninë e inaugurimit
Foto: Laura Hasani

Ish-këshilltari i Thaçit e quan “supervashë” Osmanin, thotë se e kopjoi ceremoninë e inaugurimit

Aktuale April 06, 2021 - 11:28

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, e ka kritikuar presidenten e sapozgjedhur, Vjosa Osmani.

Behramaj ka thënë se ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së presidentit do të duhet të dorëzohej në Hagë, ndërsa ka thënë se Osmani, të cilën ai e quan “supervashë”, ka kopjuar nga Thaçi ceremoninë që bëri sot në sheshin “Ibrahim Rugova”, transmeton Zeri.info.

“Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. Në vend të kësaj, ajo si një ‘supervashë’ na u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president, por duke e marrë mandatin e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i është betuar për lojalitet”, ka shkruar ai.

Më tej Behramaj ka kritikuar edhe Kurtin, i cili sipas tij ka shtyrë mbylljen e vendin për shkak të kësaj ceremonie.

“Një ditë më parë Kurti qenka përkujdesur që edhe masat për mbylljen e vendit t’i shtyjë për të mërkurën, pas përfundimit të kësaj pseudoparade politike!”, ka shkruar Behramaj. /Zëri