Moti për javën e dytë të marsit

Moti për javën e dytë të marsit

Aktuale March 09, 2021 - 08:36

Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton “Zeri.info”.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Zëri