“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Foto: Laura Hasani

“Kundër patriarkatit që vret”, marshohet në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Aktuale March 08, 2021 - 12:30

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është marshuar në sheshet e kryeqytetit.

Marshi u organizua nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, në kërkim të një jete pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë.

Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani.

Gjatë kohës së marshimit nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime, që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodhur ndaj grave gjatë vitit 2020, raporton “Ekonomia Online”.

Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë, në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image