Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave

Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave

Aktuale March 08, 2021 - 12:25

Sindikata e Lotarisë e Kosovës i ka dhënë afat Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave deri në fund të javës.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Sindikatës, Shpresa Gosalci, pas takimit që kanë zhvilluar me zyrtarë të Ministrisë.

Sipas saj, nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen pagat, që ajo thotë se nuk i kanë marrë qe një vit, do të vazhdohet me protesta të tjera, raporton “Ekonomia Online”.

“Protesta përfundon për sot, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Financave dhe u kemi dhënë afat deri në fund të javës për realizimin e kërkesave tona”, tha Gosalci.