Rritet numri i gjobave anti-COVID, 817 gjatë 24 orëve

Rritet numri i gjobave anti-COVID, 817 gjatë 24 orëve

Aktuale March 08, 2021 - 11:42

817 gjoba ka shqiptuar Policia e Kosovës të enjten për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

892 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 46 aksidente.

Të hënën u arrestuan 15 persona për vepra të ndryshme penale, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse një në vuajtje të dënimit. /Zëri