Haradinaj: Dënime meritore për manipuluesit, kushdo qofshin

Haradinaj: Dënime meritore për manipuluesit, kushdo qofshin

Aktuale March 08, 2021 - 11:40

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të fundit në lidhje me vjedhjen e votave, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj ka thënë se u uron dënime meritore të gjithë manipuluesve, kushdo qofshin ata.

Ai po ashtu ka ftuar organet e drejtësisë t’i hetojnë parregullsitë dhe t’i marrin masat e duhura.

“Të dashur qytetarë, të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike i falënderoj nga zemra. Manipuluesve, kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, u uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shkruar Haradinaj në rrjete sociale.

Ditët e fundit, ministrja në detyrë e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, njëherësh kandidate për deputete e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, është akuzuar për vjedhje votash nga dy kandidatet për deputete të po së njëjtës parti, Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyçi. /Zëri