PZAP-i ia refuzon ankesën, Zyberaj: Ky është skandal, po legjitimohet vjedhja e votës

PZAP-i ia refuzon ankesën, Zyberaj: Ky është skandal, po legjitimohet vjedhja e votës

Aktuale March 08, 2021 - 11:27

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pasi PZAP-i nuk ia aprovoi ankesën se i janë vjedhur votat.

Sipas Zyberajt, PZAP-it nuk i bëjnë fare përshtypje deklaratat e personave, të cilëve votat nuk u figurojnë në formularë.

“Skandal” e ka quajtur ai këtë vendim të PZAP-it.

“Ktu, tash shpresa ngelet vetëm tek Prokuroria. PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit (personave) që vota nuk u figuron në formular. Ky është skandal. PZAP-i po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar Zyberaj në “Facebook”.

Ndërsa, sipas njoftimit të PZAP-it, pas njoftimit të vendimeve të marra, kandidatët kanë afat prej 24 orëve të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme. /Zëri