Mbi 9 mijë persona janë aktivë me COVID-19 në vend
Foto: Laura Hasani

Mbi 9 mijë persona janë aktivë me COVID-19 në vend

Aktuale March 07, 2021 - 08:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se aktualisht në vend janë 9 mijë e 175 persona aktivë me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani, në vendin tonë janë infektuar 72 mijë e 500 persona teksa kanë vdekur 1 mijë e 640 pacientë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 61 mijë e 685 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit të raportuara, u regjistruan 592 raste të reja, gjashtë viktima dhe 291 pacientë të shëruar. /Zëri