Parlamenti zviceran ngrihet në këmbë dhe duartroket Vjosa Osmanin (VIDEO)

Parlamenti zviceran ngrihet në këmbë dhe duartroket Vjosa Osmanin (VIDEO)

Aktuale March 05, 2021 - 19:01

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje në Këshillin Kombëtar (Parlament) të Zvicrës gjatë vizitës së saj zyrtare.

Presidenti i Këshillit, Andreas Aebi, derisa i shprehi mirëseardhje Osmanit, tha se nuk ndodh shpesh që të kenë për mysafire edhe një kryetare parlamenti edhe një presidente vendi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra janë vende të lidhura ngushtë mes vete.

“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”.

Aebi tha se mërgimtarët e Zvicrës janë urë lidhëse mes dy vendeve.