Përfundon seanca ndaj Mustafës në Hagë

Përfundon seanca ndaj Mustafës në Hagë

Aktuale March 05, 2021 - 13:33

Ka përfunduar seanca për Salih Mustafën në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton “Zeri.info”.

Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou, ka thënë se mbrojtja e Mustafës ka kohë që deri më 16 prill të vitit 2021 ta lajmërojë Zyrën e Prokurorit Special për alibinë dhe për nxjerrjen e materialeve të mundshme në bazë të rregullt.

“Pasi dëgjova palët për kalendarin e propozuar, po e lëshoj këtë urdhër. Deri të premten të 16 prill 2021 mbrojtja urdhërohet që të lajmërojë ZPS-në për alibinë dhe të nxjerrë materiale të mundshme në bazë të rregullit. Në qoftë se mbrojtja dëshiron t’i drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake me kërkesë për masa mbajtëse ndaj këtij materiali duhet ta bëjë deri më 18 mars 2021. Të martën, 6 prill, mbrojta urdhëroi që të dorëzojë masa mbrojtjeje për dëshmitarët”, ka thënë ai.

Gjykatësi po ashtu bëri të ditur se më 30 prill të 2021 pritet që lënda ndaj Salih Mustafës të kalojë te trupi gjykues.

“Kalimi i çështjes te trupi gjykues pritet të ndodhë më 30 prill 2021. Mbrojtja e Mustafës duhet të ekzistojë parashtresa për burgimin ose jo të Mustafës deri më 11 mars”, ka thënë ai. /Zëri