Hoti: Rënia historike e familjes Jashari, akt historik dhe frymëzim për të gjithë
Foto: Laura Hasani

Hoti: Rënia historike e familjes Jashari, akt historik dhe frymëzim për të gjithë

Aktuale March 05, 2021 - 12:45

Në paradën e FSK-së, e cila po mbahet me rastin e 23-vjetorit të rënies së familjes Jashari, fjalën e pati edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Hoti theksoi se rënia heroike e familjes Jashari është akt historik dhe frymëzim për të gjithë.

Ai po ashtu tha se Adem Jashari dhe anëtarët e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit.

“Adem Jashari dhe anëtaret e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime të shumta, por me një vlerësim mund të kontaktojmë që sakrifica e familjes Jashari është unike. Me besnikërinë ndaj Kushtetutës, duke bartur uniformën e FSK-së, ju jeni duke mbrojtur atdheun. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimet vetëmohues”, u shpreh Hoti. /Zëri