Osmani: Sot 23 vjet më parë, Adem Jashari përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis
Foto: Laura Hasani

Osmani: Sot 23 vjet më parë, Adem Jashari përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis

Aktuale March 05, 2021 - 12:37

Sot për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, FSK-ja ka mbajtur paradë në kazermën “Adem Jashari”.

Gjatë fjalimit u.d. e presidentes Vjosa Osmani theksoi se sot 23 vjet më parë Adem Jashari përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis.

Ajo po ashtu theksoi se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.

“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon. Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo.

Osmani po ashtu tha se anëtarësimi në NATO mbetet objektivi strategjik për Kosovën.

“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”, u shpreh ajo. /Zëri