Prokuroria Themelore arreston tetë zyrtarë policorë

Prokuroria Themelore arreston tetë zyrtarë policorë

Aktuale March 05, 2021 - 08:06

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar edhe një aksion nga ana e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku janë arrestuar tetë zyrtarë policorë, raporton “Zeri.info”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

“Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M., M.G., V.F., V.B., V.SH., R.S., B.J. dhe M.K. Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e Shtetit dhe IPK-në”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Zëri