Eksperti amerikan thirrje Kurtit: Ndryshimi i strategjisë gjeopolitike në favor të Turqisë, gabimi yt i madh

Eksperti amerikan thirrje Kurtit: Ndryshimi i strategjisë gjeopolitike në favor të Turqisë, gabimi yt i madh

Aktuale March 03, 2021 - 09:40

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka reaguar për qëndrimin e kreut të LVV-së Albin Kurti i cili deklaroi se çështja e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem do të shqyrtohet.

Thirrjet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në adresë të kreut të LVV-së Albin Kurtit për shqyrtimin e këtij vendimi, dhe marrja parasysh e tyre nga ana e Kurtit, sipas Ben Meir rrezikojnë vet karrierën e këtij të fundit.

Bon Meir mendon se Kurti po bën një gabim të madh duke e respektuar Erdoganin.

“Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. T’i premtoshTurqisë se ‘vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në Izrael duhet të konsiderohet’ është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, në vend të kësaj Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta sipas tij që ish-presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar, e të cilat Bon Meir thotë se i dhanë kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit.

“Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar”, ka shkruar ai. /Zëri