Grenell: Bideni e ka nxitur Kurtin që ta mbështeste demarkacionin, por ai zgjodhi terrorizmin

Grenell: Bideni e ka nxitur Kurtin që ta mbështeste demarkacionin, por ai zgjodhi terrorizmin

Aktuale March 02, 2021 - 17:53

Ish-emisari i Administratës së Donald Trumpit, Richard Grenell ka vazhduar të hedh akuza ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti, se është kundër politikave amerikane.

Grenell në një postim në “Twitter” ka shkruar se Bideni e ka nxitur Kurtin që ta mbështeste demarkacionin, por që ai ka zgjedhur terrorizmin.

“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, ka shkruar ai në “Twitter”. /Zëri