MF: Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro planifikohet të realizohet në maj

MF: Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro planifikohet të realizohet në maj

Aktuale March 02, 2021 - 17:25

Ministria e Financave ka konfirmuar se ka ekzekutuar pagesën shtesë për punonjësit e sistemit arsimor në shumën prej 100 eurosh.

Në një njoftim për media theksohet se ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj të vitit 2021.

“Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 - për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit”, thuhet në njoftim. /Zëri