Grenelli për Kurtin: Majtisti antiamerikan, gjithmonë kundër SHBA-së

Grenelli për Kurtin: Majtisti antiamerikan, gjithmonë kundër SHBA-së

Aktuale March 02, 2021 - 15:45

Ish-emisari i Administratës së Donald Trumpit, Richard Grenell, e ka quajtur antiamerikan kreun e LVV-së Albin Kurtin.

Grenelli e ka quajtur Kurtin majtist antiamerikan, ndërsa ka reaguar rreth paralajmërimeve të Kurtit se mund të shqyrtohet lokacioni i vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, transmeton “Zeri.info”.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti antiamerikan Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është antiamerikan”, ka shkruar Grenelli në një postim në “Twitter”.

Grenelli gjithashtu ka thënë që administrata e re e presidentit Biden duhet ta ndalojë Kurtin. /Zëri