97 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit shkurt në Kosovë

97 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit shkurt në Kosovë

Aktuale March 01, 2021 - 08:51

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 8559 raste pozitive me koronavirus.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR gjatë 28 ditëve të kaluara janë testuar gjithsej 70.120 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në muajin e dytë të vitit IKSHPK-ja njoftoi edhe për 7206 të shëruar në total.

Aktualisht në Kosovë janë 7539 raste aktive me COVID, ndërsa në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve ditore me virusin SARS-COV-2.

Ndërsa Kosova ende është duke pritur dozat e para të vaksinave anti-COVID. Edhe pse ishte premtuar se ato do të mbërrijnë në muajin shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi.