Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

Aktuale February 27, 2021 - 19:49

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ditë më parë u emërua në pozitën e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri ka mbajtur sot mbledhjen e parë me kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë.

Tahiri theksoi se gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua për rezultatin dhe hapat që duhet të ndërmerren në ditët në vijim. 

“I njoftova për punët e mira të komunës si dhe planet për vitin 2021. Vazhdojmë së bashku, do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin”, ka shkruar ai ndër të tjerash në “Facebook”. /Zëri